Në vitin 1997, biznesmeni italian Francesko Bechetti fitoi konçesionin për Kalivaçin. Punimet faktike në terren nuk ishin më shumë se 20 % dhe ishin fokusuar kryesisht në përgatitjen e krahëve të digës. Por qeveria shqiptare në vitin 2014 nis një sulm të paprecedentë ndaj Francesko Bechettit, fillimisht duke i mbyllur një TV dhe më pas duke i marrë në mënyrë të nëanshme koncesionin e Kalivaçit.

Qeveria, çeli një tjetër garë për konçesionin e Kalivaçit në 26 Maj të vitit 2017. Në garë ishin 3 propozime. Fituese u shpall kompania turke “Ayen-Energy”. Vlera e kontratës është 125 milionë euro dhe kohëzgjatja e konçesionit 35 vjet.

“Është një rast i një humbje trefishtë, humbet mjedisi, komuniteti dhe shteti në fund, HEC tilla nuk prodhojnë më energji pas 25 vitesh është afatshkurtër dhe prish një potencial zhvillimi. Nëse një HEC kushton rreth 100 mln euro siç është i Kalivaçi, me 30-35 mln e bën gjithë luginën të përshtatshme për zhvilluar turizmin”, Olsi Nika, Eco Albania.

Kontrata konçesionare është nënshkruar në 8 qershor të vitit 2018. Puna në terren nuk ka nisur ende. Top Story ka mësuar se konçesionari ka bërë aplikim për Leje Mjedisore në datë 2 Prill pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Nuk dihet nëse leja është lëshuar, por jemi para faktit që ka kaluar afati 2-mujor i përcaktuar në ligj.

Ne jemi interesuar pranë Ministrisë por nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga punonjësit e zyrës së shtypit. Po ashtu, kemi kërkuar informacion edhe nga vetë ministri Blendi Klosi, por asnjë përgjigje. Dyshimet janë se dhënia e lejes për shkatërrimin e Vjosës po kalon në heshtje.

Aktivistët dhe ekspertët kanë analizuar me imtësi Raportin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis nga kjo digë. Rezultatet janë surprizuese. Në fakt, jemi përballë një studimi plagjiaturë, të marrë nga të tjera hulumtime. Ky paragraf që flet për faunën në Vjosë, konkretisht insektet, është marrë i gjithi i kopjuar dhe është përkthyer.

Origjinali është marrë nga studimi i Acta Zoobot Austria, realizuar nga Universiteti i Vjenës. “Çdo doKument tjetër, leje tjetër duhet jetë e pavlerë për sa kohë hapi i parë është gabim. Ne jemi duke monitoruar gjithë procesin me vëmendje dhe patjetër që e njëjta strategji do ndiqet dhe rruga gjyqësore do ndiqet”, thotë Olsi Nika, Eco Albania.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA