26/12 17:29
Tetë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Mal të Zi.
Drejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi, Jevto Erakoviq i tha televizionit Vijesti, se tetë rastet e reja u konfirmuan gjatë natës së mbrëmshme (22 qershor) dhe se më shumë informacione do të bëhen publike gjatë ditës së martë.
Erakoviç tha se aktualisht 51 persona në Mal të Zi kanë COVID-19.
Mali i Zi shpalli fundin e epidemisë më 2 qershor, pas dy cikleve, me gjithsej 28 ditë pa raste të reja të infektuarve.
Por, më 14 qershor sërish u regjistrua një rast me koronavirusin e ri.
Top Channel