Vendi që ka shënuar rekordin e vdekshmërisë në Evrope, Britania këtë të hënë ka shënuar një rekord tjetër me kah të kundër. Vetëm 15 viktima këtë të hënë edhe pse gjithmonë të djelave dhe të hënave shifrat janë më të ulta.
Por kjo shifër është më e ulta që nga 13 marsi ku Britaninë filloj ta terrorizojë koronavirusi. Ekspertet thonë se ky virus po zhduket në Britani dhe kjo pasi 100 spitale në Angli kanë 48 ore pa asnjë të vdekur, ç’ka përbën 80% të spitaleve.
As Skocia nuk ka pasur asnjë vdekje në dy ditët e fundit, ndërkohë që Irlanda e Veriut nuk ka shënuar asnjë vdekje në tre ditët e fundit. Sakaq edhe numri i infektimeve ka rënë poshtë shifrës 1000 për herë të parë që nga muaji mars. Shifra totale e vdekjeve në Britani mendohet se është 50 mijë, më shumë se çdo vend në Evropë, dhe i treti në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.
Një nga shkencëtarët kryesor ka parashikuar muajin e kaluar se Britania pritet të mos ketë asnjë të vdekur në korrik, ndërkohë një studim i botuar sot sugjeron se numri i të infektuarave mund të shkoj në zero brenda tre javësh.
Britania të kujton se jeton në epokën e koronavirusit vetëm kur shikon rradhët dhe distancën prej afro 2 merta përpara supermarkatave dhe dyqaneve të mëdhenj, ndërkohë që brenda tyre kjo distancë shkon në zero.
Top Channel