Biçikletat dhe skuterat, që para pandemisë shiheshin thjeshtë me kuriozitet apo bezdi, janë bërë më atraktivë në qytetet që kërkojnë opsione të reja transporti ndërsa dalin nga izolimi.
Disa operatorë që u mbyllën gjatë izolimit nga koronavirusi, tani po zgjerohen për të plotësuar kërkesat në rritje. E kjo po shihet edhe në kryeqytetin italian, Romë.
Pandemia është ajo që duket se ka ndryshuar panoramën, me frikën nga turmat që po e kthen vëmendjen gjithnjë e më shumë drejt këtyre mjeteve individuale.
Edhe biçikletat tradicionale po përjetojnë një rikthim në shumë zona urbane, ndihmuar nga korsitë e dedikuara që mund të përdoren edhe nga mjetet e vogla elektrike po ashtu.
Ngrirja gjatë pandemisë, ka krijuar një terren të përshtatshëm për mjetet e vogla të transportit dhe njerëzit kanë filluar tani të shohin vlerën e tyre. Pa këto opsione të reja, shumë qytete do të njihnin një rritje të madhe të trafikut rrugore dhe ngecjeve po ashtu.
Top Channel