Itali/ Shqiptari vret me thikë një të ri nga Tunizia, sherri nisi për motive banale

22/06/2020 13:50

Një 41-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane për shkak se ka vrarë me thikë një tunizian.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në zonën Badile Tiburtino, ku shqiptari pas një sherri banal me një 33-vjeçar nga Tunizia, ka nxjerrë një thikë dhe e ka qëlluar disa herë. Si pasojë e plagëve i riu nga Tunizia ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Menjëherë pas vrasjes, 41-vjeçari  shqiptar, tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes, por u kap në tentativë për të hipur në një tren drejt Romës. Shqiptarit iu gjetën njolla gjaku në bluzë gjatë arrestimit, ndërsa një këmishë e kishte hedhur në mbeturina.  41 vjeçari nga Shqipëria u prangos e u dërgua në burgun e  Regina Coeli, e mbi të tashmë rëndon akuza e vrasjes me dashje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA