Trazira në Shtutgard/ Sulmohet policia dhe dyqanet

21/06/2020 15:19

Grupe njerëzish kanë thyer xhamat e dritareve, kanë grabitur dhe sulmuar mjetet e policisë në qendër të Shtutgardit, gjatë trazirave të orëve të natës.

Policia gjermane tha se më shumë se 10 policë ishin lënduar gjatë dhunës në Gjermaninë jug perëndimore. Video të shfaqura në tëitter tregonin njerëzit që shkatërronin dyqanet në qendër të qytetit dhe hidhnin gurë të mëdhenj dhe objekte të tjera mbi makinat e policisë.

Policia e Shtutgardit tha se dhuna filloi pasi policia u njoftua për një incident me lëndë narkotike. Nuk pati detaje të mëtejshme se çfarë e nxiti dhunën por raportet thonë se qindra njerëz janë përfshirë në dhunë.

Deklarata e policisë nënvizonte se disa persona kishin qëlluar makinat e policisë me gurë dhe tulla. Në një pikë, situata madje kishte dalë jashtë kontrollit. Më shumë se 100 policë shtesë u angazhuan në qendër të qytetit ku dyqanet u sulmuan pa dallim. Policia tha se në disa prej tyre kishte patur edhe vjedhje. Situata u qetësua në agim.

Policia tha se po merreshin në pyetje 20 persona që ishin ndaluar gjatë trazirave dhe i ka bërë apel dëshmitarëve për prova, përfshirë pamje të telefonave celularë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA