Smartwatch-i i Samsung tashmë mund të masë edhe presionin e gjakut. Lajmin e bëri të ditur vetë kompania e cila paraqiti aplikacionin Samsung Monitor Health që lejon orës ”Galaxy Watch Active2” të tregojë presionin e gjakut të përdoruesit.
Për momentin, ky aplikacion është në dispozicion vetëm në Korenë e Jugut, por më vonë, mund të mbërrijë dhe tek të tjerë. Për të matur tensionin, përdoruesit në fillim duhet të sinkronizojnë orën inteligjente me një matës tradicional.
Pasi të kenë mbaruar, ora do të përdorë sensorin e rrahjeve të zemrës për të përcaktuar presionin e gjakut. Aplikacioni i Samsung për të monitoruar shëndetin do të bëjë gjithashtu të mundur edhe realizimin elektrokardiogramës, një funksion që gjendet tashmë tek Apple Watch.
Elektrokardiograma do të jetë në dispozicion në tremujorin e tretë, përmes një përditësimi, por edhe në këtë rast, fillimisht risia do të jetë e kufizuar për personat në Korenë e Jugut.
Top Channel