Një i vdekur nga një shpërthim në një ndërtesë në Kiev

21/06/2020 16:12

Të paktën një person është vrarë pas shpërthimit të gazit në një ndërtesë banimi në kryeqytetin ukrainas, Kiev, thanë autoritetet.

Dhjetëra persona mund të jenë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës, pasi katër katet e banesës nëntëkatëshe u shkatërruan, tha përmes një njoftimi Shërbimi shtetëror i Emergjencës.

“Deri më tani kemi gjetur një person të vdekur, ndërkaq 21 persona janë evakuuar. Tre persona janë liruar nga spitali dhe evakuimi i mëtejmë i banorëve po vazhdon”, thuhet në njoftim.

Ende nuk është e qartë se sa persona ishin në ndërtesë në momentin e shpërthimit të gazit, ndonëse autoritetet raportuan se kanë evakuar 21 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA