Futbollisti i Premier League “mbulohet nga turpi”, nëna e djalit ka kryer marrëdhënie intime dhe me miqtë e tij

21/06/2020 13:57

Një futbollist i Premer League, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, zbulohet se është bërë baba i një djali, me anë të një ekskorte seksi.

Lojtari dhe eskorta Katy Morgan, 26 vjeçe, kanë kaluar disa net se bashku, një natë me të cilën kushtonte plot 1.500 paund.

Morgan, ka rrëfyer se ajo dhe futbollisti kanë kryer marrëdhënie intime të paktën tre here herë verën e kaluar, përpara se të mbetej shtatzënë dhe të sillte në jetë djalin në mars të këtij viti.

Bukuroshja 26-vjeçare thotë se futbollisti u zhgënjye kur mori lajmin, për faktin se do të ndihej i turpëruar nga shokët e tij futbollistë, që në të kaluarën kanë pasur një marrëdhënie me të. Megjithatë ai ka pranuar t’i njohë atësinë fëmijës.

“Ai mendonte se ishte e turpshme, duke ditur se disa miqtë e tij futbollistë kanë qenë klientë të mi. Më ka pëlqyer gjithmonë të argëtoj një numër lojtarësh në Angli por edhe në kampionate të tjera botërore. Megjithatë futbollisti pranoi atësinë dhe jep çdo muaj një pension”, u shpreh Morgan.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA