Fushata në Zelandën e Re/ Spoti kundër pornografisë, viral

21/06/2020 14:30

Një reklamë e qeverisë së Zelandës së Re, që tregon dy aktorë pornografie që shfaqen në derën e shtëpisë së një djali, ka bërë që fushata e re e sigurisë në vend, të bëhet virale.

Videoja tregon dy aktorë të zhveshur, që përshëndeten nga nëna e djalit para se ky i fundit të mbetet gojë hapur në prag të derës, me një laptop në dorë, dhe të reagojë i shokuar teksa sheh çiftin.

Një zëdhënëse e qeverisë së Zelandës së re tha se reklama ishte pjesë e një fushate më të gjerë që ka si qëllim të ndihmojë prindërit të përballojnë rreziqet online, përfshirë ngacmimin, talljet dhe pornografinë.

Videoja ka marrë miliona shikime që kur u lancua, 10 ditë më parë.

“Reagimi ndaj fushatës ka qenë i jashtëzakonshëm”, tha zëdhënësja. “Në javën e parë të fushatës, reklama ishte shikuar onlinë 11 milionë herë”. Reklama për ndërgjegjësimin nga pornografia, ka mbledhur dy milionë shikime vetëm në youtube.

Në rastin e reklamës së pornografisë, ajo i shton vëmendje faktit se shumë të rinj mësojnë për seksin nga pornografia – tha zëdhënësja. Kjo mund të jetë trazuese për fëmijët më të rinj dhe dërgon mesazhe të paqarta për pëlqimin, imazhin e trupit dhe marrëdhëniet seksuale tek adoleshentët. Fushata do të vazhdojë deri në fund të korrikut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA