Afrikë e Jugut/ Gorilla në ndërhyrje kirurgjikale

21/06/2020 14:38

Makoku, një gorillë 35 vjeçare në Afrikën e Jugut, u diagnostikua më herët këtë muaj, se vuante nga rritja e masës hundore që edhe reduktonte aftësitë e tij për të marrë frymë.

Dhe, gorilla që peshon 210 kilogramë, shumë e dashur në kopshtin zoologjik të Johanesburgut, iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal që kishte si qëllim zgjidhjen e këtij problemi.

Veterinerët dhe kujdestarët në kopshtin zoologjik të Johanesburgut, e pikasën problemin e Makokut fillimisht pasi ai kishte sekrecione kronike dhe nuk i përgjigjej trajtimeve.

Një ekzaminim mjekësor i detajuar, më herët këtë muaj, tregoi se primati kishte rritje të masës hundore që e pengonte atë të merrte frymë.

Ai u transportua me një helikopter drejt spitalit veterinar akademik në Pretoria, për 64 km, dhe atje iu nënshtrua ekzaminimeve, përfshirë një skaner dhe një biopsi.

Makoku, kishte mbërritur në Afrikën e Jugut kur ishte 19 vjeç, në 2004, nga kopshti zoologjik i Vilhelmës në Gjermani.

Operacioni sipas veterinerëve shkoi shumë mirë dhe tani priten rezultatet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA