“The Blues Brothers”, historia dhe kurioziteti i një miti që zgjati 40 vjet

20/06/2020 18:56

Mes bandash e situatash qesharake, ndjekjesh këmba këmbës e muzike të jashtëzakonshme “black”, “The Blues Brothers” u kthye në njërën prej legjendave të historisë së kinemasë.

Rrëfimi i një misioni në emër të Zotit që kishte për protagonistë dy vëllezër, do të pushtonte 20 qershorin e vitit 1980 ekranet e kinemave amerikane,e më tej, edhe ato të të gjithë botës. Me regji të John Landis, filmi legjendar I përjetësoi dy aktorët John Belushi e Dan Aykroyd, duke u bërë dhe vetë pjesë e kulturës pop falë edhe një kolone zanore të mrekullueshme, që bëri bashkë muzikantë e këngëtarë nga më të mëdhenjtë. Kostume të zeza, kapele të zeza, e padyshim edhe syze të së njëjtës ngjyrë: veshja e dy vellërzve Blues do të kthehej në një ikonë dhe një shenjë të padiskutueshme dalluese të tyre.

Interesante është se filmi i shumëadhuruar sot, në fillesat e tij nuk mblodhi dhe aq arkëtime, e u konsiderua gati një “dështim”. Kjo sipas Aykroyd, I detyrohet në pjesë të madhe racizmit; shumë kinema në shtetet jugore amerikane refuzuan ta shfaqnin pikërisht për shkak të faktit që kastin e tij kishte shumë afro-amerikanë, dhe për këtë arsye sipas tyre, të bardhët nuk do ta shihnin. Si për ironi të fatit, suksesi shpërtheu në Europë dhe shitja e biletave atëherë mbërriti në një total prej 115 milionë dollarësh. Por ka dhe një tjetër kuriozitet:përpara filmit, Belushi dhe Akroyd kishin krijuar vërtet një grup muzikor me të nëjtin emër, I cili lindi si pjesë e një skeci për programin satirik Saturday Night Live. Koncerti i tyre I parë u kthye në një disk të publikuar në 1978, “A Briefcase full of blues”, dhe arriti vendin e parë në klasifikimet amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA