Burri vret gruan, fsheh pjesët e trupit në vendet “e dashura të saj”

20/06/2020 17:42

Një burrë është akuzuar se ka vrarë gruan e tij dhe ka copëtuar trupin e saj, që më pas të fshehte pjesët në ato që ai quante “vendet e saj të dashura”.

Burri i identifikuar vetëm si Bart B. akuzohet se ka vrarë partneren Miranda Zitman, 52 vjeçe, në shtëpinë e tyre në Soest në Hollandë.

Bart B mohon vrasjen e gruas dhe thotë se ajo ka rënë nga shkallët, megjithse ishte në proces ndarjeje prej tij.

Por prokurorët kanë kërkuar 20 vjet burg për të akuzuarin duke thënë se plagët e viktimës nuk përputhen me versionin e rënies nga shkallët pasi nuk janë gjetur gjurmë gjaku atje.

Ata thonë se i akuzuari më pas ka copëtuar trupin e saj për të fshehur pjesët në “vende të dashura për të”.

Mediat vendase thanë se trungu i viktimës u gjet në një valixhe të hedhur në lumin Zuider IJdijk në Amsterdam, kurse koka e krahët e saj ishin varrosur në kopësht.
Këmbët e 52-vjeçares raportohet se ende nuk janë gjetur.

Sipas raportimeve Bart B vazhdoi dhe disa javë pasi e kishte vrarë të pretendonte se gruaja e tij ishte gjallë por më në fund e raportoi atë të humbur në janar 2019.

Mediat vendase thonë se një total prej 116,000 euro ishin transferuar nga llogaria e saj te ajo e të akuzuarit.

Ai tha në gjykatë se gruaja i kishte transferuar vetë paratë, por prokurorët dyshojnë se ai e ka sajuar diçka të tillë.

Çifti kishin qenë bashkë prej afro 20 vjetësh, por ajo raportohej se po e linte për t’u ribashkuar me dikë në Kanada.

Vendimi në gjykatën e Utrecht do të jepet më 3 korrik.

FOTO GALERI
1/3
Oficeret hetojne per gjetjen e pjeseve te trupit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA