Provim i pazgjidhshëm”, Maturantja: Ju përgjigja gabim pyetjes së “Turit” që u hodh nga varka
19/06/2020 00:13
Në pjesën e dytë në Open në Top Channel po diskutohet për provimet e maturës shtetërore, konkretisht për provimin e gjuhë-letërsisë. Të ftuar në emision ishin edhe disa maturantë, të cilët e konsideruan një pjesë të testit.
“Provimi ishte i pazgjidhshëm. Kishte shumë pyetje që kishin më shumë se një përgjigje të saktë”- thotë maturantja.
E keni fjalët për pyetjen e Turit?- e pyeti Eni Vasili.
“Po është Turi, është varka, është pyetja me reklamën. Unë jam përgjigjur gabim pyetjes së Turit. Unë nuk e kam fare problem nëse më bëhej e ditur që përgjigjia ime ishte gabim, por kjo gjë nuk mu bë”- tha maturantja.
Top Channel