26/12 17:15
Peruja ka kaluar sot edhe numrin e të infektuarve të Italisë me koronavirusin e ri duke e kthyer Amerikën Latine në epiqendrën e re globale të pandemisë.
Numri i infektimeve në vend qëndron aktualisht në 240,908, i dyti në kontinent pas rreth gjysmë milioni të infektuar në Brazil.
Në të gjithë rajonin ka më shumë se katër milionë të infektuar por ekspertët e shëndetësisë besojnë se shifra mund të jetë akoma më e lartë.
Në Brazil, Paulinho Paiakan, një banorët indigjenë, aktivist i njohur i mbrojtjes së pyjeve tropikale të Amazon, vdiq dje nga Covid-19.
Presidenti i Argjentinës Alberto Fernández ka hyrë në vetë-izolim prej shqetësimit të rritjes së numrit të infeksioneve mes elitës politike të vendit.
Top Channel