Dorëhiqet zyrtarja e departamentit prej qasjes së Trump ndaj protestave

19/06/2020 19:12

Një zyrtare e lartë afro-amerikane e Departamentit të Shtetit në SHBA është dorëhequr sot në kundërshtim të politikave të presidentit Donald Trump për protestat e “padrejtësisë racore” dhe brutalitetit të policisë që kanë tronditur vendin.

Zv. sekretarja e DASH për çështjet legjislative thoshte në letrën e saj të dorëheqjes, të publikuar nga Washington Post, se “komentet e presidentit dhe veprimet në lidhje me padrejtësinë racore ndaj afro-amerikanëve, janë në kundërshtim të thellë me bindjet dhe vlerat e mia parësore”.

“Momente kryengritjeje mund ta ndryshojnë njeriun, ndryshojnë trajektoren e jetës së tij, formojnë karakterin. Unë ndjek diktatin e ndërgjegjes time dhe dorëhiqem si zv. sekretare e çështjeve legjislative e DASH”, shkruante ajo më tej.

Protestat në të gjithë SHBA shpërthyen pas vrasjes së George Floyd nga policia e Minneapolis më 25 maj.

Prej atëherë Trump ka kërcënuar të dislokojë trupa kundër demonstruesve ndaj brutalitetit të policisë.

FOTO GALERI
1/12
Shefi i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, Terence Monahan, u është bashkuar aktivistëve, teksa pushonin pas një ecjeje më 1 qershor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA