Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimet që kishte dhënë edhe në Shkallën e Parë të Apelit për personat që morën pjesë në vrasjen e Marvi Mihalit.
Eugen Bitraj, Marsel Alla dhe Kridens Alla i kishin kërkuar gjykatës t’i shpallë të pafajshëm, ndërsa i pandehuri tjetër, Dejvi Bitraj kishte pranuar vrasjen, kishte kërkuar ndryshimin e kualifikimit të veprës nga “vrasje me paramendim” në “vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme”, kërkesë që me sa duket është marrë në konsideratë nga Gjykata.
Seancat e këtij gjyqi shpesh janë shoqëruar nga tensione në sallë mes familjarëve të viktimës dhe të të pandehurve. Kujtojmë se ndër të tjera, Pavllo Mihali, babai i Marvi Mihalit gjatë seancave gjyqësore të mbajtura më herët kërkoi dënimin me nga 35 vite burg për secilin, si dhe paralajmëroi se nëse nuk vendoset drejtësi, do veproj Kanuni dhe Kurani!
Kujtojmë se Marvi Mihali u vra përpara dy viteve, në verën e 2017. Sipas hetimeve, Dejvis Bitraj dhe Marvi Mihali janë konfliktuar për një telefon, pasi Mihali pretendonte se e kishte blerë me probleme.
Ndërsa, Bitraj pretendon se e ka kryer vrasjen, për shkak se Mihali e ka fyer. Sipas të pandehurve, Mihali e ka ofenduar Bitrajn dhe ky i fundit ka kryer vrasjen.
Top Channel