Policia ka zbardhur ngjarjen e djeshme të ndodhur në fshatin Labovë e Zhapës, ku humbi jetën 60-vjeçari Andrea Xhavarra pas një konflikti të çastit me një bashkëfshatar të tij.

“Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Labovë e Zhapës, ku pas një konflikti mes dy shtetasve humbi jetën shtetasi A. Xh., 60 vjeç, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore policia arrestoi për veprën penale “Vrasja me dashje” shtetasin Jano Koleta.

Siç Top Channel raportoi dje autori Jano Koleta, e ka qëlluar me gur në kokë viktimën në debat e sipër. Më pas ai është përpjekur ta ndihmojë por goditja rezultoi fatale.

Debati mes tyre dyshohet se kishte motive pronësie ndërsa ka ndodhur në prani të disa dëshmitarëve.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/06/17/vrasja-ne-gjirokaster-autori-e-qelloi-me-gur-ne-koke-me-pas-u-perpoq-ta-ndihmonte-por/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA