(Video) IKMT prish objektin 6 katësh: Nuk mjaftoi shpërthimi me lëndë plasëse, u deshën edhe …

18/06/2020 11:38

Nuk mjaftoi vetëm një shpërthim i kontrolluar me 3 kg lëndë plasës por u deshën edhe disa goditje me mjete të rëndë që objekti 6 katësh në lotin lindor të Unazës të shembej!

IKMT njofton se objekti tashmë është prishur dhe kështu mbyllet aksioni për këtë fazë.

Njoftimi i plotë:

IKMT prish objektit gjashte katesh ne gjurmen e lotit lindor te Unazes se Tiranes

Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit ka prishur sot nje objekt gjashte katesh, i cili ndodhej ne gjurmen e lotit lindor te Unazes se Tiranes. Gjate shperthimit te kontrolluar, u perdoren 3 kilograme lende plasese, vendosur ne 200 furnela (vrima) ne trupin e objektit. Procedura eshte kryer konform gjithe protokolleve, por pesha e vogel e objektit (karabina) dhe sasia e paket e lendes plasese (shkak te objekteve te tjera te aferta) solli mos prishjen e objektit gjate shperthimit te kontrolluar. Megjithate sipas specialisteve te IKMT mjaftuan vetem pak goditje nga mjetet e renda qe objekti te rrezohej. Me prishjen e ketij objekti, i 12-ti, IKMT mbyll aksionin per kete faze.

Lexoni edhe këtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA