Të jetosh mes dhunës dhe frikës/ Njihuni me historinë e Luljetës, djali i së cilës është diagnostikuar për skizofreni

18/06/2020 14:50

Luljeta prej 20 vitesh përballet me një situatë pa zgjidhje që e ka bërë atë të jetojë mes dhunës dhe me frikë të vazhdueshme.

Djali i saj 37-vjeçar është i diagnostikuar me skizofreni por spitali i Elbasanit refuzon shtrimin e tij edhe pse ajo dhunohet sistematikisht nga i biri. Nëna shpesh detyrohet të kalojë netët nëpër lulishte pasi nuk ka alternativë tjetër.

Për vite me radhe, gruaja dhe bashkëshorti i saj janë endur pa marrë zgjidhje për rastin e tyre ndërsa pak muaj më parë kryefamiljari u nda nga jeta, duke e lënë gruan të përballet e vetme.

Sakaq nga Qendra e Shëndetit Mendor në Korçë mësohet se rasti i është referuar Spitalit të Elbasanit por nga ana e këtij të fundit nuk është marrë asnjë reagim duke bërë që 37 vjeçari të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi edhe pse është në gjendje të rënduar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA