I pyetur nëse këto ditë do të takohet me Metën për të folur për procesin e Integrimit, Rama tha se nuk ka lënë ndonjë datë por se është i gatshëm të ulet në çdo kohë për këtë proces.
“Integrimi nuk është muhabet, nuk kam pasur ndonjë orë për muhabet me Metën, ka ura ndërveprimi si proces, dhe ne këtë drejtim kemi qenë së bashku në tryezën e mëparshme, dhe unë do jem kudo ku kërkohet prezenca ime, dhe mendoj qe dhe presidenti do jetë. Dhe mendoj se Meta kur do që do të flasi me mua për integrimin do ulem mjafton mos te jetë për një datë zgjedhjesh mbi një kushtetutë imagjinare”, tha ai.
Ndërsa se ku mund të zhvillohet konferenca e parë ai tha: Për datën , nuk kam një gjë konkrete sepse nuk mund të bëjmë dasma gati, dhe konferenca do bëhet kur ta vendosin ata, ne do bëjmë detyrat. Ne nuk e bëjmë për ata, por këto detyra na i vënë sepse jemi ne që duam të integrohemi me ta.
Top Channel