Reagon Ngjela për shkarkimin e Fatmira Hajdarit: E kam mike, por dua më shumë të vërtetën

18/06/2020 17:10

Në studion e emisionit “Top Talk”  drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar avokati Spartak Ngjela. Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren Fatmira Hajdari, njëherësh mamaja e deputetes Rudina Hajdari. Në lidhje me këtë vendin reagoi dhe avokati Ngjela.

“Çështja është që nuk mund të gënjehet për gruan e Azem Hajdarit është shumë e vështirë të stisen prova. Unë i kam miq ata por dua të vërtetën më shumë. Çështja është që vetëm proceset gjyqësore mund ta nxjerrin tamam të vërtetën e asaj pasurie. Çfarë mund të kishte në mbrojtje ajo? Do të kishte mbrojtje sepse pas vrasjes së Azemit asaj mund t’i kenë dhuruar shumë gjëra. Unë nuk e di, duhet proces i rregullt gjyqësor. Ligji ka karakter formal dhe nuk ja kanë nxjerrë shqiptarët por ndërkombëtarët. Duhet të keni parasysh një gjë,nuk kanë forcë fare KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit) në lidhje me Vetingun e gjyqtarëve, ata janë të gjithë ndërkombëtar dhe nuk ka asnjë shqiptar”, u shpreh avokati.

Denis Dyrnjaja: Më tingëlloi veçantë qëndrimi i zotit Haxhia, natyrisht ai është në rolin e mbrojtësit por dëshiroja të ndalesha pak, sepse më tingëlloi veçantë qëndrimi i zotit Haxhia, natyrisht ai është në pozicionin e mbrojtësit . Por ka thënë një element të rëndësishëm që të tërheq vëmendjen. Është një listë e paracaktuar gjyqtarësh apo prokurorësh që duhet të ikin.

Spartak Ngjela: Duhet të na e provojë. Ai si avokat duhet të na e provojë. Jurisprudenca e nivelit të lartë nuk e përfill opinionin vetëm faktin. Kjo është një opinion, nuk duhet ta kishe bërë mbase ka fakte, t’i nxjerri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA