“Nuk do të lejojmë më asnjë lloj grumbullimi”, ky ishte urdhri i kryeministrit Edi Rama pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus por është ora 6:30 e mëngjesit e 18 qershorit , ende pa mbaruar gjendja e jashtëzakonshme për shkak të covid 19 dhe mësuesit qëndrojnë pranë njëri tjetrit sikur të mos kishte pandemi.

-Pse po rrini pranë njëri tjetrit?

Në distancë jemi.

-Profesori pse pa maskë?

Sa e kam lënë te makina e do ta marr.

Edhe pse vetë ministria e arsimit në bashkepunim me ministrinë e shëndetësisë ka hartuar një rregullore të posaçme për zhvillimin e maturës në kushtet anticovid, këto masa duket se janë vetëm për nxënësit.

Respektimi i distancës prej 1.5 metra nga njëri tjetri si një kriter kryesor për të ndaluar përhapjen e koronavirusit e i parashikuar në rregulloren e maturës shtetërore ishte i pamundur në sipërfaqen e vogël ku caktoheshin një numër i madh mësuesish administratorë për monitorimin e procesit të testit te fundit për maturën. Pavarësisht se kishte sinjalizues distance, stafi pedagogjik herë pa vetëdije e herë prej pamundësisë nuk e zbatonte. teksa në klasat ku do testohen nxënësit nuk lejohen më shumë se 10 veta, për mësuesit nuk ndodh dicka e tillë.

Mbi 1000 mësues të shkollave të ndryshme të Tiranës u mblodhën në oborrin e shkollës 9vjecare kosova, ku u vendos ndarja e tyre për ndjekjen e procesit të maturës në një prej gjimnazeve.

-Do zgjidhet se në cilën shkollë doadministroni?

Po, po. Tani në mëngjes bëhen përzgjedhjet.

“E njëjta gjë vlen edhe për Kamzën. Qindra mësues por edhe polic që duhet të sigurojnë mbarëvajtjen e provimit të fundit të maturës shtetërore, atij të lëndës me zgjedhje janë grumbulluar në oborrin e shkollës se mesme “Ibrahim Rugova”, ku po bëhet ndarja e tyre nëpër shkolla që do administrojnë”.

Ndërsa në rregulloren e maturës shtetërore përcaktohet qartë se lista emërore e mbikqsyrësve që do caktohen në mjediset e provimit hartohet nga komiteti i maturës shtetërore 1 muaj para datës së provimit të parë, por pamjet e mëngjesit të sotëm treguan se Ministria e arsimit po bën dy herë shkelje, jo vetëm për mos zbatimin e procedurës për administratorët por edhe për protokollin anti-covid. /Kristi Gongo/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA