‘Keni marrë 1.1 miliard euro borxh, sa u dhatë shqiptarëve’- plas debati mes Sejaminit dhe ministres

18/06/2020 22:12

Debate të shumta po zhvillohen në Open në Top Channel ku është e ftuar ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj. Një debat i fortë u zhvillua mes Neritan Sejamini dhe ministres Denaj.

Debati nisi kur Sejamini i përmendi shifrën e lartë të borxhit që ka marrë qeveria shqiptare.

Pjesë nga debati:

Sejamini: Keni marrë 1.1 miliard euro borxh, sa u ke dhënë shqiptarëve.

Denaj: Ti po e thua sikur i morëm vetëm një muaj. Borxhi është marrë për të gjithë vitin.

Sejamini: E dinë këtë shqiptarët. Keni marrë 1.1 miliard borxh në emër të shqiptarëve për të gjithë vitin dhe keni dhënë vetëm 100 mijë euro qytetarëve.

Denaj: Nuk kanë shkuar në shtëpinë e askujt. Borxhi do të shërbejë për rimëkëmbje.

Sejamini: Çfarë rimëkëmbjeje. Është prekur turizmi, tansporti.

Denaj: Më vjen keq që keqinformoni. Unë paketat i kam dhënë, ja ku i ke.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA