Fier/ Sekuestrohen 865 gramë kanabis, arrestohen shitësi dhe procedohet penalisht blerësi

18/06/2020 09:10

Një tjetër operacion policor antidrogë është finalizuar me sukses në qytetin e Fierit.

Janë sekuestruar 865 gramë kanabis dhe është arrestuar në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike si dhe procedohet penalisht blerësi.

Fier

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Paketimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier.

Sekuestrohen 865 gramë kanabis, një pjesë e së cilës ishte bërë gati për shitje në 114 doza.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike, procedohet penalisht shtetasi që dyshohet se do ta blinte.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Paketimi”, gjatë të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

K. C., 41 vjeç, banues në Lushnjë.

Si rezultat i operacionit, në lagjen “Kadri Qystri” Lushnjë, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin K. C., i cili do t’i shiste lëndën narkotike të bërë gati në doza, shtetasit T. Dh.

U procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi T. Dh., 53 vjeç, banues në Lushnjë, i cili dyshohet se do të blinte lëndën narkotike.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. C, u gjet dhe sekuestrua sasia e lëndës narkotike 865 gram cannabis sativa, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në 114 doza, gati për shitje.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një peshore elektronike që shërbente për të bërë gati në doza të vogla lëndën narkotike, një aparat celular dhe një sasi parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA