Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara kreu një anketë për të analizuar perceptimin e qytetareve në lidhje me ndikimin që ka pasur reforma administrative mbi shërbimet që ofrojnë bashkitë në vend.
Sa i takon kënaqësisë nga shërbimet vendose e para doli bashkia e Poliçanit, e fundit Klosi. perceptimi i qytetareve të bashkive të Poliçanit, Roskovecit, Shijakut, Dropullit, Skraparit, Delvinës, Tepelenës, Pukës, Maliqit dhe Belshit është më i kënaqshëm.
Ndërsa bashkitë Vorë, Rrogozhinë, Durrës, Himarë, Ura Vajgurore, Malësia e Madhe, Memaliajit, Kavajës, Pustecit dhe Klosit renditen nga qytetarët e tyre në dhjetëshen më të dobët. Asnjë bashki e madhe nuk renditet mes 10-es më të mirë.
Vora, Durrësi dhe Himara janë mes atyre bashkive që kanë rezultatet më të mira në mbledhjen e të ardhurave, por renditen në fund sa i takon kënaqësisë me shërbimet. Kështu, edhe pse Tirana ka rezultate të shkëlqyera në mbledhjen e të ardhurave, ajo është larg së qeni bashkia më e mirë, kur vjen fjala për kënaqësinë me shërbimet.
Vlerësimi merr ne konsiderate disa karakteristika të ofrimit të shërbimeve si cilësia, gatishmëria, dhe qasja në shërbime, lehtësia e marrjes së tyre etj.
Top Channel