A do të ketë një paketë të tretë ekonomike? Ja si përgjigjet ministrja Denaj në Open

18/06/2020 23:08

Në Open në Top Channel po flitet për krizën ekonomike që ka shkaktuar pandemia e Covid-19. E ftuar në emisionin, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj foli paketën e tretë. Denaj tha se nuk ka paketë të tretë ekonomike.

‘Nuk do të ketë paketë të tretë. Kemi zgjeruar paketën e dytë deri më datë 17 maj duke përshirë rreth 27 mijë punonjës.

E kemi zgjeruar paketën deri më datë 17 maj sepse më datë 18 maj ka nisur hapja ekonomike. Kemi një plan rimëkëmbjeje por nuk quhet paketë. Për planin nuk mund të jap detaje sepse do ta prezantojë kryeministri’- tha Denaj.

“Ne e dinim që ekskluzivitetin e prezantimit e ka kryeministri, por menduam se do na tregoni ndonjë detaj”- ndërhyri me ironi Sejamini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA