Kryeministri i Indisë, Narendra Modi tha sot se vdekjet e 20 ushtarakëve indianë në përplasjet kufitare me ushtrinë kineze “nuk do të shkojnë kot,” dhe u zotua për kundërpërgjigje nëse ka provokime të tjera.
“Dua të siguroj vendin se sakrifica e ushtarëve tanë nuk do të jetë e kotë. Për ne, uniteti e integriteti i vendit është gjëja më e rëndësishme … India kërkon paqe por është e aftë të kundërpërgjigjet nëse provokohet,” Modi në një fjalim televiziv.
Komentet e kryeministrit vijnë pas përplasjeve vrasëse një ditë më parë në zonën kufitare të Himalajeve mes dy vendeve, të quajtur Lugina Galwan, një rajon i kontestuar pranë Kashmir i pretenduar nga të dyja palët.
Pak pas komenteve të Modit ministria e jashtme kineze tha se kishte pranuar uljen e tensioneve sa më shpejt që të ishte e mundur.
Dy minuta heshtje u mbajtën sot në takimin e emergjencës së qeverisë indiane në homazh ndaj ushtarëve të rënë.
“I gjithë vendi është me familjet e ushtarëve që sakrifikuan jetën e tyre për vendin. India do të mbrojë çdo gur ë territorit të saj, India është vend paqësor dhe dëshiron marrdhënie bashkëpunimi me fqinjët”, tha më tej kryeministri.
Top Channel