Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe kthjellime, si parashikohet moti për këtë të shtunë
Këtë të mërkurë infektimet nga koronavirusi në vendin tonë kanë pësuar një rënie të lehtë në krahasim me ditën e djeshme.
Gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 50 persona. Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1077.
Në spitalin Infektiv është shënuar edhe një humbje jete. Një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.
Kujtojmë se ditën e djeshme u shënuan 82 raste. Kjo është shifra më e lartë që vendi ynë ka regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë kryeministri Rama ka paralajmëruar edhe një rikthim në karantinë nëse shifrat vijojnë me rritje.
Top Channel