Plazhi i Durrësit është i preferuar nga të huajt pasi ka portin dhe ndodhet dhe shumë afër aeroportit të Rinasit. Por dy goditjet që ka marrë ky qytet në një kohë shumë të shkurtër po reflektohen edhe në mungesën e turistëve. Tërmeti shkaktoi dëme në njerëz dhe në ekonominë e qytetit.

“Tërmeti nuk goditi vetëm atë zonë dhe ato hotele. Për mendimin tim goditi imazhin e ndërtimeve hotelier në Shqipëri. Goditi imazhin e një turizmi që ka edhe problem sizmike të cilat ndoshta nuk duheshin vetëm riparuar apo suvatuar krisjet por do të duhej hyrë më në thellësi”, thotë Besnik Vathi, Operator Turistik, Tiranë

“Ka qenë një periudhë e vështirë veçanërisht për Durrësin sepse kaloi dy disfata shumë të mëdha. Fillimisht ishte tërmeti që pati një ndikim shumë të madh dhe sapo filloi kjo histori të harrohej ndodhi kjo pandemia që ishte shkatërrimtare”, thotë Blerim Norja, Menaxher Hoteli, Durrës
Pas çdo fatkeqësie natyrore, nis rimëkëmbja. Rrënojat e tërmetit ndoshta u kthyen në atraksion turistik për të huajt.

“Tërmeti pati një goditje lokale dhe jo globale. Në atë kohë u fol më pak për dëmin në turizëm pasi nuk ishte në sezon. Elementi i dytë ishte që nuk ndikoi te turistët e huaj që do të udhëtonin nga jashtë e do të vinin në Shqipëri. Nuk e ndjenë këtë efekt që do të zgjaste deri në periudhën e verës. Madje një kompani hapi shitjet dhe pati një rezultat shumë të mirë pasi nuk u ndje që kjo do të ndikonte në verë”, Ismail Hoxha, Tur Operator, Tiranë

Por 3 muaj pas tërmetit, aty ku dukej se Durrësi po rimëkëmbej, mori goditjen më të madhe me Covid 19. “Në këtë situatë të gjithë kontrata nuk është se janë anuluar por nuk do të materializohen sepse në raste tërmetesh , pandemish ose forcash madhore kontratat dalin jashtë loje. Kështu që nuk mund të pretendojmë që këto kontrata të jenë aktive. Ne shpresojmë që të paktën këto kontrata të materializohen të paktën në 50% të asaj që ne prisnim”, thotë Blerim Norja, Menaxher Hoteli, Durrës

Shumë biznese edhe pse janë hapur nuk kanë klientë. Kjo i bënë që të ndihen në dilemë se çfarë do të ndodhë me vazhdimësinë e tyre.
Që një strukturë akomoduese të jetë gati për sezonin duhet që të hapet të paktën 45 ditë më parë. Kjo do të thotë që duhet të paguaj punonjësit, taksat si dhe të bëjë investime pa ditur nëse do të ketë të ardhura.

Le të shohim më hollësisht se sa shpenzime mujore të detyruara ka një hotel me 50-60 dhoma. Këtu do të llogarisim taksë fjetje, tatim fitim,TVSH, energji elektrike, ujë, sigurimet shoqërore amortizimin dhe pagat e punonjëseve. Referuar këtyre të dhënave një hotel me 50 dhoma shpenzon mestarisht mbi 41 milionë lekë të vjetra. (4180 000 lekë)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA