Për të vazhduar drejt bregdetit të jugut Top Story u ngjit në Parkun Kombëtar të Llogorasë. Pylli i dendur me drurë duket si një kurorë që sa vjen e zgjerohet. Ndërkohë që herë pas here mjegulla lëshon mbi to petkun e saj të bardhë.

Nëse ngjitesh në këtë park nuk mund të ikësh pa fotografuar sorkadhet që shëtisin të lira në natyrë. Dëshira e çdo fëmije por edhe të rriturit është “fiksimi” i një momenti në foto nga ky park. Përveç fjalëve që mund të përdorësh për këtë atraksion turistik, askush prej nesh nuk e ndihmon dot biznesin e përpëlitur.

“Aktualisht për biznesin tonë të gjitha parashikimet apo prenotimet që ishin bërë për këtë sezon dhe ishin në rritje nga viti i kaluar. Janë anuluar të gjitha 100% duke filluar nga muaj prill deri në muajin shtator”, Edmond Gjipali, Menaxher Biznesi Turistik, Llogora. Mirëmbajtja e të gjitha strukturova hoteliere në vend ka bërë që xhepat e pronarëve të tyre të rrudhen ndjeshëm, pasi nuk kanë patur asnjë të ardhur për një periudhë tre mujore.

“U tha që hoteli mund të funksionojë të mbahet hapur. Por nëse njerëzit nuk u lanë të qarkullojnë, mendoj se ishte një formalitet. Kështu që ne sa i përket kësaj pjese bëmë thjeshtë një mirëmbajtje të biznesit një shërbim sepse çdo vit kërkesat e klientëve janë në rritje”, thotë Edmond Gjipali, Menaxher Biznesi Turistik, Llogora.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA