Destinacioni i radhës ku ka udhëtuar Top Story është Divjaka. Peizazhi që të ofron Laguana e Karavastasë është nga më të bukurat që ka vendi ynë. Çdo turist që vjen në Divjakë pikën e parë të qëndrimit e ka në portin e varkave. Vjet në këtë periudhë kanë qenë mbi 1000 turistë në ditë që mbanin radhë për shëtitjen me varkë. Këtë vit, përveç varkëtarit, turistët janë sporadik.
“Vjet kemi patur guida me turistë të huaj dhe të brendshme. Patëm një larmi të madhe në e gjithë bota. Sivjet duke u ndikuar nga covid 19 kemi pasur një rënie të numrit të turistëve të huaj”, Brunilda Todi, Përgjegjëse e Sektorit të Turizmit, Divjakë. Një tjetër pikë që mund të vizitosh në Divjakë është Kulla 360 gradë nga ku mund të shohesh në çdo anë Lagunën e Karavastasë.. Por këtë sezon, asnjë nuk është ngjitur për të parë në këtë kullë.
“Kulla 360 gradë është një tjetër atraksion turistik. Nuk mund të largohesh nga Divjaka pa bërë një shëtitje me varkë apo pa shijuar kullën që është një mrekulli e vërtetë. Vjet ka patur një larmi turistësh, klipe dasmash, guidash … tashmë ka ndryshuar situata”, Brunilda Todi, Përgjegjëse e Sektorit të Turizmit, Divjakë.
Administratori i këtij resorti na tregon se i janë anuluar të gjitha rezervimet që ka patur për muajt mars, prill, maj dhe qershor. Tani është në pritje të asaj që mund të ndodhë në korrik dhe gusht. Një nga mundësit që të rimëkëmbet turizmi këtë vit janë pushuesit e brendshëm. Por bizneset janë të vetëdijshëm që turistë shqiptarë nuk kanë mundësi që të paguajnë shumë për pushime. Kështu që kanë filluar të rishikojnë paketat dhe çmimet.
Hapja e lëvizjes brenda për brenda territorit ka bërë që të nis puna pak nga pak, për këtë restorant që ka klientelën e tij besnike. Megjithatë dëmet që ka shkaktuar covidi kanë prekur edhe atë. Fakti që lokali qëndroi mbyllur për tre muaj bëri që të humbasin shumë lekë. Të cilat i kishin shpenzuar për blerjen e produkteve të detit, që nuk u tregtuan kurrë. Pra, nuk kemi vetëm të ardhura të munguar por edhe para të shpenzuara të cilat nuk u kthyen më pas.
Një tjetër problematik që ka sjellë koronavirusi është edhe falimentimi i shumë bizneseve të vogla. Më shumë se 30% e tyre kanë vendosur që këtë vit të mos e hapin fare aktivitetin.
Top Channel