Në një kohë kur e gjithë vëmendja e mbledhjeve të Këshillit Politik të reformës zgjedhore është fokusuar tek tenderi i identifikimit elektronik dhe formula e zgjedhjes së antarëve të Komisionit Qendror të zgjedhjeve, shtatë parti të vogla po mundohen ta mbajnë ngjallë shpresën e të votuarit nga emigrantët.
Kryetarët e këtyre partive që hyn në parlament nga listat, votën e emigrantëve ia kërkuan kryeparlamentarit Gramoz Ruci gjatë një takimi paraditen e të mërkurës. Kujtim Gjuzi kryetar i Partisë Konservatore Shqiptare thotë për Top Channel se votimi emigrantëve duhet të jetë një e drejtë e padënueshme.
Por si është pritur kjo kërkesë nga kryeparlamentari Gramoz Ruci?
100 shoqata shqiptare në diasporë dhe mbi dy mijë emigrantë kanë firmosur një peticion online, ku kërkojnë që mos t’u mohohet vullneti politik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Peticioni është firmosur edhe nga disa figura publike si ish kapiteni kombëtares Lorik Cana dhe tenori Saimir Pirgu.
Top Channel