Noti është një disiplinë sportive që po preferohet gjithnjë e më shumë nga të rinjtë e qytetit të Vlorës shumë prej të cilëve duan të kthejnë pasionin e tyre në karrierë profesioniste.
Por kushtet janë të tilla që ua vështirëson këtë objektiv këtyre të rinjve teksa përballen me mungesën e një pishinë publike pasi ajo ekzistuese është krejtësisht e amortizuar dhe e papërdorshme nga notarët të cilët janë të detyruar të stërviten vetëm në det.
Sipas trajnerit të notit Tomorr Danaj është për të ardhur keq që të rinjtë nuk i kanë kushtet për t’u stërvitur për t’u bërë sportistë profesionistë
Në qytetin e Vlorës është në funksionim një pishinë private, por që nuk mund të përdoret nga fëmijët apo notarët për arsye financiare. Tashmë në këtë qytet, ata që dikur thyen rekorde në sportin e notit, janë një kujtim in largët…
Top Channel