Shoqata e Transportit protestë tek ministria e Financave: Duam pagë shtesë, 40-mijë lekëshi nuk na del

17/06/2020 12:19

TIRANË- Shoqata e Transportit publik në vendin tonë kanë dalë në protestë pranë Ministrisë së Infrastrukturës.

Ata kanë disa kërkesa në të kundërt kanë thënë se nuk rifillojnë aktivitetin e tyre. Ndër kërkesat e tyre është heqja e akcizës për naftës dhe taksave për karburantin .Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%.  Rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese. Rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas. Ndërkohë dje u shtua dhe kërkesa e pagesës shtesë për shtyrjen me një javë të hapjes së shërbimit.

Anëtarët e shoqatës së transporti shprehen se është e pamundur që të zbatohet protokollet e sigurisë në autobusë, pasi nëse zbatohen nuk do të mund të hipin më shumë se 45 veta.

Ndërkohë policia u ka bërë thirrje të shpërndahen për shkak të rrezikut të përhapjes së Covid-19.

“Është e paligjshme. Duhet të shpërndahemi ose do shoqëroheni në komisariat nëse nuk shpërndaheni vetë”, thotë policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA