‘Pyetja me Turin’, reagon drejtoresha e QSHA: Asnjë pyetje jashtë programit

17/06/2020 13:18

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe personi përgjegjës që harton testet, Rezana Vrapi,  ditën e sotme në një intervistë për Top Channel ka thënë se në testet e maturës nuk ka pasur asnjë pyetje jashtë programit.

Më tej ajo ka theksuar se edhe në vitet e kaluara ka pasur pretendime të tilla, por në fund nuk ka rezultuar kështu. Vrapi ka reaguar edhe për pyetjen e shumë përfolur me ‘Turin’ dhe ‘Varkën’ duke thënë se nëse një pyetje e testimit nuk do të rezultojë si e saktë do të shikohet mundësia për ta përjashtuar.

“Me pyetje e komentuar nuk mund të bëjmë gjë. Të paktën pa u mbyllur i gjithë korrigjimi nuk mund të dimë se cila pyetje nuk ka funksionuar. Nëse një pyetje është zgjidhur vetëm nga 1 ose 2% atëherë ka pasur probleme pyetja. Nuk e dimë për 2020 por nuk kemi pasur probleme në vitet e para. Për pyetjet që mund të dalin më të vështira se sa duhet mund të bëjmë një rishikim. Edhe në takimin me mësuesit nuk kanë bërë probleme.” tha Rezana Vrapi.

“Ka një keqkuptim me ata persona për saktësinë e testit. Në test është futur një tekst i marrë nga një burim në shqip. Ne aty marrim burime që ndërtojmë pyetje. Në fillim të testit është bërë një shënim se nuk është i saktë. Ne e prezantuam këtë logjikë edhe më parë. Për saktësinë. Edhe në vjeshtë është përdorur e njëjta logjikë, një tekst me gabime. Asnjë nuk ka reaguar. Ne kemi bërë një publikim. Është përfshirë edhe testi i vjeshtës dhe qershorit. “

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA