Policia përplas një person që po lëvizte me motor në Elbasan, 65-vjeçari ndërron jetë në spital

17/06/2020 15:48

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Labinot Fushë. Në këtë aksident janë përfshirë një makinë e policisë dhe një motor.

Drejtuesi i motorit, një 65-vjeçar ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit. Burime për Top Channel bëjnë me dije se fatkeqësisht nuk mundi t’ja dal dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, është përplasur mjeti i policisë me një motoçikletë dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motoçikletës shtetasi K.M., 65 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndëroi jetë në Spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA