Miratohet plani i lëshimit të mushkonjave të modifikuara gjenetikisht në Florida

17/06/2020 21:46

Një plan për lëshimin e 750 milionë mushkonjave të modokfikuara gjenetikisht në Florida e Texas të SHBA, është një hap larg kompletimit pas aprovimit nga rregullatorët përkatës të shtetit, megjithë kundërshtimet e aktivistëve të mjedisit.

Kompania bioteknologjike britanike Oxitec, ka zgjedhur SHBA për testimin e një versioni special të mushkonjave Aedes aegypti.

Këto mushkonja kanë një proteinë që kur i kalon pasardhëses femër, redukton shanset e mbijetesës dhe shpresohet të reduktojë shanset e pickimit për të kaluar sëmundje si ethet “Dengue” apo Zika.

Dje u njoftua se departamenti i bujqësisë së Florida i dha dritën jeshile planit të lëshimit të mushkonjave në zonën Florida Keys, ku ndodhen një seri ishujsh në jug të gadishullit.

Mbështetësit e planit thonë se mushkonjat mashkull të modifikuara nuk do të pickojnë njerëzit dhe nuk përbëjnë rrezik për publikun.

Por aktivistët e mjedisit kanë paditur autoritetet për dështim në llogaritjet e impaktit mjedisor të nismës.

Dje kundërshtarë të planit protestuan para zyrave të autoriteteve mjedisore në Florida Keys.

Aktivistja Jaydee Hanson tha: “Ky është një plan eksperimenti Jurassic Park. Çfarë mund të shkojë keq këtu? Për këtë ne nuk dimë asgjë sepse ata në kundërshtim me ligjin refuzojnë të analizojnë pasojat mjedisore”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA