Një 22 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur me 141 doza hashash, në lidhje me këtë rast policia ka shpallur në kërkim edhe një person tjetër.
Tiranë
Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.
Arrestohet në flagrancë një 22-vjeçar që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike, si dhe shpallet në kërkim policor një shtetas tjetër.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 141 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe sende të tjera.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas merreshin me shpërndarjen në doza të vogla të lëndës narkotike të llojit cannabis sativa, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. M., 22 vjeç, si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi D. G., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nga informacionet e marra dhe veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi D. G. merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit cannabis sativa, në rrugën “Kongresi i Tiranës” dhe në aktivitetin e tij kriminal ndihmohej nga shtetasi R. M.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 141 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, në ngarkim të shtetasve R. M. dhe D. G.
Top Channel