Mbahet online Ministeriali i Mbrojtjes i NATO-s, Xhaçka: Aleanca rol vendimtar në mbrojtjen e rendit global

17/06/2020 17:55

Është mbajtur online mbledhja e Ministerialit të Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel. Mbledhja online u mbajt sot, ndërsa do të mbahet edhe gjatë ditës së nesërme.

Në ditën e parë të Ministerialit do të diskutohet për misionet e NATO-s.

Nesër në Ministeral do të diskutohet për masat në fazën e dytë të Covid-19. Në këtë ministeral ka mbajtur fjalën e saj edhe Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë Olta Xhaçka përmes platformës online.

Xhaçka në fjalën e saj tha se NATO ka rol vendimtar në mbrojtjen e rendit global, bazuar në vlerat e përbashkëta të Aleancës.

“NATO rol vendimtar në mbrojtjen e rendit global, bazuar në vlerat e përbashkëta të Aleancës. NATO dhe përpjekjet e kombinuara të vendeve tona sjellin ndryshim të madh në jetën e popujve. Propozoj fokus të vecantë të axhendës së NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin në kufirin jugor të Aleancës. NATO e bashkuar dhe solidare, është përgjigja më e mirë ndaj çdo rivali gjeopolitik të Aleancës”, u shpreh Xhaçka.

Më tej, Olta Xhaçka theksoi se Shqipëria mbështet miratimin dhe zbatimin e Konceptit për Frenimin dhe Mbrojtjen në zonën Euro – Atlantike.

“Shqipëria mbështet miratimin dhe zbatimin e Konceptit për Frenimin dhe Mbrojtjen në zonën Euro – Atlantike. Shqipëria konfirmon praninë e saj në misionet në Kosovë, Afganistan, Letoni. Kontributi i burrave dhe grave në uniformë, siguroi që misionet e operacionet të vazhdojnë, pavarësisht COVID-19”, deklaroi Xhaçka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA