“Ne nuk kemi mundësi financiare t’i shkollojmë në shkolla private, në shkolla shtetërore nuk i dërgoj pasi janë të pasigurtë” kështu mësohet t’i ketë thënë gjyqtares Rexhina Merlika, Roland Kryemadhi i cili u arrestua më 3 qershor në Kamëz, pasi kundërshtoi me armë forcat e policisë.
Ai njihet për prirjet e tij radikale, ndërsa para gjykatës ka treguar së bashku me gruan se vendosën mos t’i çojnë fëmijët në shkollë , pasi shkolla nuk u garanton sigurinë e tyre.
Në seancë u soll edhe gruaja e tij B. Kryemadhi e cila është gjithashtu e akuzuar. Për gruan gjykata vendosi masën e detyrimit me paraqitje, duke zbutur atë të arrestit në mungesë, pasi nuk ka kush të kujdeset për fëmijët.
Ndërkohë seanca e radhës është vendosur që të mbahet me 2 korrik. Për sa i përket Roland Kryemadhit ai vijon nën masën arrest me burg.
Top Channel