Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Tales dhe ka filluar prishja e objekteve pa leje në këtë vijë bregdetare.

Në mbështetje të IKMT janë edhe forcat e Policisë së Shtetit dhe strukturat e Bashkise Lezhë.
Mësohet se deri më tani nuk ka patur rezistencë nga ana e pronarëve të godinave pa leje. IKMT po shemben 25 objekte e struktura në plazhin e Shëngjinit dhe 17 objekte e struktura në plazhin e Tales.

Njoftimi i plotë: IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Lezhës, po zhvillojnë aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare të Njësisë Shëngjin dhe në zonën e plazhit Tale, Njësisë Shënkoll, bashkia Lezhë.

Në plazhin e Shëngjinit janë identifikuar dhe po shemben 25 objekte e struktura.

Në plazhin e Tales, njësia Shënkoll janë identifikuar 17 objekte e struktura dhe vijon puna për shembjen e tyre.

Kujtojmë se pak ditë më parë IKMT përmbylli aksionin për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje në vijën bregdetare të plazhit të Velipojës, por që u shoqërua me incidente. Një grup personash tentuan të bllokonin aksionin.
Kujtojmë se edhe kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi i ka dërguar letër kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi si dhe ministrit të Turizimit dhe Mjedisit, Blendi Klosit për situatën në fjalë. Reagimet nuk kanë munguar as nga kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

Po ashtu, ditën e djeshme, IKMT njoftoi se gjatë kontrollit të kësaj jave janë verifikuar 11 ndërtime pa leje në linjën e bregdetit në Dhërmi. Këto 11 objekte pa leje janë prishur, ndërsa ndaj pronarëve janë marrë masa administrative.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA