Lëvizja për Universitetin ka publikuar një status në Facebook pak publikimit të deklaratës së policisë që 4 student ishin proceduar penalisht për tubimin që është bërë sot tek ministria e Arsimit.
Studentët kishin mbledhur 8000 firma dhe kërkonin që të anuloheshin tarifat e studimit pasi për shkak të pandemisë ata nuk kanë shkuar në shkollë.
Në statusin e tyre shkruhet:
Përmes një deklarate të turpshme për shtyp, Policia e Tiranës lajmëroi procedimin penal për katër studentë dhe aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin, të cilët dorëzuan peticionin me 8 mijë nënshkrime për anulimin e tarifave shkollore. Me një patetizëm të pafalshëm për nënpunësit publikë, dorëzimi i peticionit në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë qenka zmadhuar në miting, ndërsa largimi i paqtë i aktivistëve në shpërndarje mitingu.
Arsyeja e vërtetë e këtyre procedimeve nuk është as pandemia dhe as mosbindja, ngaqë ata që i shkelën me të dyja këmbët rregullat e higjienës ishin vetë policët, por frika nga kriza ekonomike në mesin e të rinjve dhe revoltat e pashmangshme të së ardhmes. Kriminalizimi i protestës perveçse nuk do të na ndalojë, na bën më të guximshëm dhe vullnetplotë.
Jeta e një brezi nuk mund të shtypet as me dhunë dhe as me frikë, as me xhandarë e as me mashtrime.
Top Channel