Mungesa e vëmendjes nga shteti, çmimi i lartë i naftës si dhe infrastruktura e dobët rrugore, e cila penalizon daljen e produkteve bujqësore në treg ishin disa nga shqetësimet e fermerëve në Ndroq, të cilët u takuan me kryetarin e Partisë Demokratike.
“Pyesni dhe fshatarë të tjerë, po diti njeri se si e ka emrin Ministri i Bujqësisë… Ka 7-8 vite që situata merr për poshtë, por 4 vjetëshi i fundit për ne nuk ka ekzistuar fare”.
Kryedemokrati Basha u premtoi fermerëve të njëjtën skemë subvencionesh si në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe një sërë lehtësirash që sipas tij do mbrojnë prodhimin vendas.
“ Subvencionet nuk do të shkojnë tek grumbulluesit, por do të shkojnë drejtpërdrejtë tek prodhuesit. Në bazë të prodhimit do të marrin subvencion. Ne do të akordojmë 50 milion euro për infrastrukturën bujqësore dhe do të investojmë për infrastrukturën rrugore të fshatrave. Me uljen e çmimit të naftës dhe heqjen e taksës “Rama” mbi naftën që i ka kushtuar prej vitit 2014, 240 lekë të vjetra më shumë për litër çdo shqiptari, ne do të mundësojmë që edhe prodhimet tona të bëhen më konkurruese”, tha Basha.
Basha u zotua se Partia Demokratike në të ardhmen do mundësojë që fermerët shqiptarë të jenë të parët në tregun tonë.
Top Channel