Ishte fshehur në një shpellë, kapet autori që vrau turistin për një foto me kalin në Berat
Në një kohë kur Aviacioni Civil në të gjithë botën, po kalon një periudhë shumë të vështirë për shkak të masave parandaluese kundër COVID-19, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vlerëson dhe nxit bashkëpunimin e ngushtë midis autoriteteve të Aviacionit Civil të Shqipërisë dhe Kosovës.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Albcontrol dhe Agjencia e Shërbimeve të Navigimit Ajror e Kosovës, kanë nënshkruar sot në Prishtinë, një Marrëveshje për koordinimin e trafikut ajror midis Tiranës dhe Prishtinës. Marrëveshja është lidhur në kuadër të projektit “Mbledhja për Normalizimin e Aviacionit të Ballkanit” (BANM), të udhëhequr nga NATO.
“Ky është një hap i rëndësishëm për normalizimin e hapësirës ajrore të Kosovës, pasi korridori i ri ajror do të shkurtojë me rreth 15 minuta fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe si rrjedhojë do të rrisë përfitimet e udhëtarëve, do të ulë kostot operacionale të kompanive ajrore dhe emetimet e karbonit drejt një aviacioni më të gjelbërt.
Shqipëria, si vend i rajonit dhe anëtar i NATO-s ka dhënë kontributin e saj të vazhdueshëm në kuadër të projektit NATO BANM në normalizimin e hapësirës ajrore të Ballkanit, me theks të veçantë – hapësirës ajrore të Kosovës.
Nënshkrimi i Marrëveshjes midis Albcontrol dhe ASHNA do të pasohet me hapjen e korridorit ajror midis Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo Marrëveshje është negociuar nga grupet tona të ekspertëve në koordinim të ngushtë me NATO-n dhe me përkrahjen parezervë të Qeverisë Shqiptare”, thuhet në njoftim.
Top Channel