Një aksident është shënuar mesditën e sotme në qytetin e Tiranës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë.
Policia njofton se shtetasi është dërguar menjëherë drejt spitalit dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekësve.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje po punon mbi zbardhjen e rrethanave.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.06.2020, rreth orës 13:10, në Kavajë, tek vendi i quajtur “Unaza e vjetër” mjeti me drejtues M.Xh.,, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka goditur një shtyllë, për pasojë është dëmtuar dhe u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel