Vetting-u/ Probleme me pasurinë, shkarkohet prokurori Blerim Tominaj
16/06/2020 09:46
Prokurori Blerim Tominaj, u shkarkua nga detyra me vendim të KPK, pasi iu konstatuan probleme me pasurinë.
Gjatë seancës dëgjimore, KPK ngriti dyshime se prokurori Tominaj kishte mungesë burimesh të ligjshme financiare për dy lokale, dy apartamente, si dhe depozita bankare në vlerë mijëra euro.
Blerim Tominaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi për më shumë se një dekadë si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.
Në vitin 2014, ai u emërua zv.drejtues i ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe vazhdoi të punonte atje deri në shkrirjen e saj, në dhjetor 2019.
Aktualisht, Tominaj ishte komanduar si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.
Top Channel