Një tjetër avion kinez është interceptuar nga gjuajtësit e Taivanit, në episodin e fundit të serisë së incidenteve me ishullin autonom pranë Kinës, që kjo e fundit e pretendon si të sajin.
Mediat taivaneze thanë se avionët e tyre kishin paralajmëruar gjuajtësit kinezë J-10 teksa i afroheshin hapësirës vendase të njohur si “Zona e Indentifikimit të Mbrojtjes” të cilët duket se i kishin vënë veshin mesazheve.
“Kujdes, avionë ushtarakë të ushtrisë së Kinës! Keni hyrë në hapësirën tonë ajrore, ndikoni në sigurinë e fluturimit tim, largohuni menjëherë”, raportohet se ishte paralajmërimi i dhënë, sipas mediave.
Thuajse në të njëjtën kohë me interceptimin e gjuajtësve J-10, dy avionë çisternë amerikanë KC-135 ishin pikasur pranë një sonde detare kineze në Detin e Kinës Jugore.
Ndërsa në fundjavë, një gjuajtës kinez Y-8 ishte sfiduar nga avionë taivanezë pranë hapësirës ajrore të këtyre të fundit.
Në qendër të incidenteve të përsëritura është besimi i ndërsjelltë si i Kinës dhe i Taivanit se pala kundërshtare po vepron në formë rebele apo manipuluese.
Top Channel