Shkodër, 18 të infektuar/ Të infektuarit në fasoneri, gjykatë dhe OST

16/06/2020 15:21

Kjo e martë e 16 Qershorit, ka regjistruar numrin rekord të të infektuarve edhe në Qarkun e Shkodrës, plot 19 persona pozitiv ndaj koronavirusit në 24 orët e fundit. 18 i përkasin qytetit dhe 1 në Pukë.

Kryesisht janë persona të kontaktit të përditshëm gjë që tregon se sa pak po zbatohen rregullat e distancimin fizik. Të infektuarit janë familjar, punonjës fasonerie, 1 punonjës i gjykatës se Apelit në Shkodër dhe 1 i Operatorit të Sistemit të Transmetimit në Bushat.

Kontakti më pacientet e përditshëm siç duket ka sjellë infektimin me virus edhe të 2 punonjësve të sistemit të shëndetësisë. 1 shofer ambulance dhe 1 infermierë në Dajc të Shkodrës rezultuan pozitiv teksa pak ditë me parë edhe 2 punonjëse të poliklinikës se qytetit rezultuan të infektuara. Për pasojë për disa ditë ky institucion mbylli dyert për pacientet. Të njëjtin vendim mori edhe Drejtoria e Institutit të Sigurimeve Shëndetësore në Shkodër pasi 2 punonjëse rezultuan pozitive. Pas testimit, pjesa tjetër e administratës rezultoi jo e infektuar.

Shkodra sot pas rikthimit të normalitet numëron 86 raste pozitive të gjitha të shpërndara në vatra të ndryshme duke e bërë më të vështire gjurmimin e rasteve të reja. Kjo do të thotë se në çdo institucion që do shkojmë, në punë apo edhe në kohen e lire, duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të zbatojmë rregullat.

Pas Tiranës, ky mbetët qarku me numrin me të lartë të të prekurve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA