Aplikacioni i ndarjes së fotove, Instagram, do t’ia kalojë Twitter si burim lajmesh.

Sipas një kërkimi të fundit të institutit të lajmeve digjitale të Reuters, përdorimi i Instagramit për lajme është dyfishuar që nga 2018.

Tendenca është më e dukshme mes të rinjve. Instituti thotë se rreth një e katërta e 18 deri në 24 vjecarëve në Britaninë e Madhe, përdor Instagramin si burim lajmesh për koronavirusin. Por platformat e medias sociale, janë edhe mes burimeve më pak të besueshme po ashtu. Vetëm 26 për qind e të anketuarve thonë se i besojnë medias sociale si burim informacioni për virusin. Një përqindje e ngjashme thotë se besojnë lajmet që ndahen përmes aplikacioneve të catit si me si mesengeri i facebook-ut dhe whatsapp.

Qeveritë kombëtare dhe organizatat e lajmeve, në të kundërt, janë të besueshme nga rreth 59 për qind e të anketuarve. Instagrami tani përdoret nga më shumë se një e treta e njerëzve që janë përfshirë në anketim dhe dy të tretat e tyre janë nën 25 vjeç. 11 për qind e përdorin për lajme, çka e vendos Instagramin vetëm një pikë pas twitterit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA